235 gjoba për kundërvajtje për një javë të shqiptuara nga Policia e Kosovës

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 16:48
235 gjoba për kundërvajtje për një javë të shqiptuara nga Policia e Kosovës

235 gjoba për kundërvajtje të ndryshme për mjetet transportuese, për një javë ka shqiptuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në kuadër të kësaj Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim  me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe  Infrastrukturës në vazhdim të implementimit të planeve operative aktive si “Siguria në trafikun rrugor”  & “Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor”, gjatë një jave (07-11.11.2022) ka punuar në Planin Operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve”,  ku gjatë kontrolleve të këtyre mjeteve ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme ku janë  shqiptuar 235 gjoba për kundërvajtje të ndryshme vetëm për mjetet transportuese, ndërsa nga inspektorët e kësaj ministrie janë shqiptuar 39 fletëparaqitje për parregullsi në dokumentacion për ato mjete.

Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike, të mbajnë distancë në mes mjeteve me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e mjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

(Kosova Sot Online)