LDK vendos: Ligjin për përcaktimin e çmimeve e dorëzojnë në Kushtetuese

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 16:56
LDK vendos: Ligjin për përcaktimin e çmimeve e dorëzojnë në Kushtetuese

Gjykatë Kushtetuese Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, e kanë dorëzuar sot në Gjykatë Kushtetuese Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Selmanaj theksoi se ky Ligji është ani-Kushtetues sepse paraqet ndërhyrje arbitrare në vlerat e ekonomisë së lirë të tregut.

Selmanaj ka përmendur tri nene të këtij Ligji që e shkelin Kushtetutën e Kosovës.

“Ne sapo proceduam në emër të grupit të LDK, kërkesën për të kundërshtuar ligjin që është miratuar para disa ditësh në Kuvend, Projektligjin për masa të përkohshme. Kjo nismë legjislative është anti-Kushtetuese në tërësinë e vet e kundërshtojmë sepse paraqet ndërhyrje arbitrare në vlerat e ekonomisë së lirë të tregut”, tha ai.

(Kosova Sot Online)