Propozimi i Çekisë për liberalizimin e vizave nuk kalon

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 17:11
Propozimi i Çekisë për liberalizimin e vizave nuk kalon

Në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasditen e 16 nëntorit skadoi afati për vendet e BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Se “së paku dy shtete” e ndërpernë këtë procedurë dhe penguan që propozimi të marrë dritën e gjelbër.

Sipas burimeve, Spanja ishte ajo që paraqiti vërejtje, ndërsa disa shtete tjera kërkuan më shumë sqarime.

Propozimi i Çekisë, vend që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

(Kosova Sot Online)