NLB Banka e dënon me 5 euro Ish-shefin e anti-korrupsionit

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 21:31
NLB Banka e dënon  me 5 euro Ish-shefin e anti-korrupsionit

Një denoncim sot ndaj bankës NLB, e ka bërë Ish-shefi i Agjencisë Anti Korrupsion, Hasan Preteni, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Preteni thotë se NLB e ka gjobitur me 5 euro për arsye se është vonuar 16 ditë që t’ia kthejë bankës 2 centë.

Ai ka thënë se dënimi do të ishte 500 euro sikur ai t’ia kishte bankës borxh 50 euro.

“I keni borgj 0.02 euro ( 2 cent) banka te denon me 5 euro! Po ti keni borgj 20 cent denimi 50 euro e mos e bo Zot, ti keni borxh 50 euro denimi 500 euro ( analogji). Kështu funksionon banka NLB!”, ka shkruar Preteni.

Sipas mesazhit që Preteni e ka ndarë me miqtë e tij në rrjete sociale, banka ia ka bllokuar edhe kartelën atij për borxhin dycentësh.


(Kosova Sot Online)