Tre të mitur dyshohet se e kanë rrahur një person

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 09:15
Tre të mitur dyshohet se e kanë rrahur një person

Tre të mitur dyshohet se e kanë rrahur dhe kanë therë me thikë një person dje në Lipjan, duke i shkaktuar lëndime.

Viktima u dërgua për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit u dërguan në mbajtje.

Policia rastin e cilësoi si “lëndim i lehtë trupor”.

“Lipjan  24.04.2026 – 14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga tre persona meshkuj kosovarë të mitur, njëri nga të dyshuarit e ka therë me thikë duke i shkaktuar lëndime trupor. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”.

(Kosova Sot Online)