MINTI publikon çmimet për sot, shtrenjtohet nafta

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 09:16
MINTI publikon çmimet për sot, shtrenjtohet nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan të lejuara për sot për derivatet e naftës.

Nafta sot mund të shitet deri në 1.65, benzina 1.42, ndërsa gazi 0.87.

Krahasuar me dje, tavani për naftën u rrit për dy centë dhe po kaq u rrit edhe për benzinën.

(Kosova Sot Online)