Institucioneve u kërkohet që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

  • E.K /
  • 17 November 2022 - 08:27
Institucioneve u kërkohet që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

Kjo lulëkuqe që e shihni në fotografi mund të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” i është drejtuar me një kërkesë institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

“Pas konsultimeve të shumta, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” mbështeti idenë e Adnan Asllanit, që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë. Në dallim nga lulëkuqet që përdoren si simbol në shumë vende të tjera, katër petalet e lulëkuqes në logon e dizajnuar prej tij paraqesin katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi në Kosovë: vrasjen, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar”, thuhet në kërkesën e kësaj qendre drejtuar institucioneve të vendit.

(Kosova Sot Online)