Lumir Abdixhiku takohet me kongresistin amerikan, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme ushtarake

  • E.K /
  • 17 November 2022 - 08:47
Lumir Abdixhiku takohet me kongresistin amerikan, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme ushtarake

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Kongres është takuar me kongresmenin Demokrat Dutch Ruppersberger, përcjell "Kosova Sot Online".

Abdixhiku përmes një shkrimi në rrjete sociale ka treguar se Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit të tyre.

Postimi i plotë:

Në Kongres u prita dhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. E urova për rizgjedhjen në mandatin e ri Përvoja e tij disadekadëshe në politikën amerikane është vlerë e jashtëzakonshme. Roli i tij në administratën e tanishme dhe simpatia e përhershme për Republikën e Kosovës është mundësi e madhe për ne.

Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë. Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)