Manuel Sarrazin: Është koha e duhur për të filluar bisedimet për Asociacionin

  • E.K /
  • 17 November 2022 - 08:57
Manuel Sarrazin: Është koha e duhur për të filluar bisedimet për Asociacionin

Emisari i emëruar për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se tani është koha që të fillojnë bisedimet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, përcjell "Kosova Sot Online".

Sarraz, ka shtuar se nuk është tabu që Qeveria ta diskutoj këtë çështje.

“Në anën tjetër, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është çështje e dialogut, dhe është koha e duhur për të filluar bisedimet për të nxjerrë konceptet kryesore, që të tregohet që nuk është temë tabu që Qeveria ta diskutojë”, deklaroi ai.

“Ne besojmë se Qeveria e Kosovës ka të drejtë të zgjidhë çështjen e targave të veturave, por nuk na duhen vetëm parimet”, tha Sarrazin.  

(Kosova Sot Online)