Reagon Trajkoviq për deputetët e Listës Serbe në Kuvend, kërkon shpjegim nga Vuçiq

  • E.K /
  • 17 November 2022 - 11:25
Reagon Trajkoviq për deputetët e Listës Serbe në Kuvend, kërkon shpjegim nga Vuçiq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka reaguar lidhur me regjistrimin e deputetëtve të rinj të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Rada Trajkoviq, për këtë gjë ka kërkuar shpjegim nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Sapo u informova që Lista Serbe i ka marrë 9 vende në Kuvendin e Kosovës që të parandalonte hyrjen time në këtë Kuvend, dhe të pamundësonte që komuniteti serb në Kosovë përfundimisht të kishte përfaqësues të denjë. A mund ta shpjegoni këtë veprim Aleksandar Vuçiq?”, ka shkruar Trajkoviq.

(Kosova Sot Online)