Në Veri të Mitrovicës sulmohen dy persona të nacionalitetit shqiptar

  • E.K /
  • 17 November 2022 - 12:00
Në Veri të Mitrovicës sulmohen dy persona të nacionalitetit shqiptar

Në Veri të MItrovicës sot janë sulmuar dy persona, të nacionalitetit shqiptar, njëri prej të cilëve gazetar. Këtë incident e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Mitrovicës, përcjell "Kosova Sot Online".

Siç raporton portal “Kossev”, njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në QKB Mitrovicë në pjesën veriore.

(Kosova Sot Online)