Kjo lule në setrën e Hekuran Muratit ka një kuptim, a e dini se çka është?

  • E.K /
  • 17 November 2022 - 14:25
Kjo lule në setrën e Hekuran Muratit ka një kuptim, a e dini se çka është?

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka vendosur një lule me ngjyrë të kuqe në setrën e tij gjatë seancës së sotme, njofton "Kosova Sot Online".

Mirëpo, kjo lule ka një simbol unik.

Kjo lulëkuqe me katër petale do të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Sot Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” i është drejtuar me një kërkesë institucioneve të Kosovës, Presidentes, Qeverisë, Kuvendit, deputetëve si dhe partive politike, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

“Pas konsultimeve të shumta, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” mbështeti idenë e Adnan Asllanit, që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë. Në dallim nga lulëkuqet që përdoren si simbol në shumë vende të tjera, katër petalet e lulëkuqes në logon e dizajnuar prej tij paraqesin katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi në Kosovë: vrasjen, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar”, thuhet në kërkesën e kësaj qendre drejtuar institucioneve të vendit.

(Kosova Sot Online)