Serbia nënshkruan kontrata me të larguarit nga institucionet e Kosovës

  • E.K /
  • 17 November 2022 - 14:54
Serbia nënshkruan kontrata me të larguarit nga institucionet e Kosovës

Serbia ka filluar nënshkrimin e kontratave me të larguarit nga institucionet e Kosovës, në katër komuna në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Në deklaratën e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, thuhet se shteti i tyre do të kujdeset për secilin prej tyre dhe se do ta kenë mbështetjen e Serbisë.

“Në këtë mënyrë premtimi i bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qytetarëve tanë në Kosovë, të cilët u larguan nga institucionet, se shteti do të kujdeset për secilën prej tyre dhe se askush nuk do të mbetet pa mbështetjen e shtetit”, thuhet në deklaratën e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë..

“Pagesa e këtyre përfitimeve do të fillojë rregullisht dhe qytetarët do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre që në dhjetor. Prandaj, të gjitha përfitimet që kanë marrë në Kosovë tani do të vijnë nga Serbia”, thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot Online)