Haradinaj për miqësinë Rama-Vuçiq: Kjo miqësi po u shfrytëzua për diçka të mirë, është e mirëseardhur

  • E.K /
  • 17 November 2022 - 15:10
Haradinaj për miqësinë Rama-Vuçiq: Kjo miqësi po u shfrytëzua për diçka të mirë, është e mirëseardhur

Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Hradinaj në një intervistë ka folur për raportet e mira që kanë ndërmet vete kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Haradinaj ka thënë se nëse kjo miqësi shfrytëzohet për mirë, për zgjidhje të problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë, është e mirëseardhur, përcjell "Kosova Sot Online".

“Po mendoj se ne duhet të gjithë, çdo mundësi, resurs, përparësi të krijuar, ta shfrytëzojmë për diçka të mirë.Dhe kjo miqësi po u shfrytëzua për diçka të mirë, është e mirëseardhur pra. Dhe pse jo, ia vlen me investu gjithë atë që është kriju, gjithë atë që ka ndodhë në Ballkan, që të mbyllen këto çështje të hapura”, ka thënë Haradinaj kur është pyetur për raportin Rama-Vuçiq.

“Ne si Kosovë nuk e fshehim, ne e kemi synim dhe jo vetëm synim por të rëndësisë jetike, anëtarësimin në NATO. Dhe arsyeja pse nxitojmë për marrëveshjen me Serbinë është që ndonjë nga Defenders të ardhshëm, ushtrimi  NATO-s në Ballkan, të na përfshijë si anëtarë të NATO-s, se ne jemi pjesë e ushtrimeve të përbashkëta. Pra, ndihma e kryeministrit Rama, ndihma e politikanëve të opozitës në Shqipëri, e të gjithëve është e mirëseardhur që të mbyllet një çështje kaq me rëndësi”, ka shtuar tutje.

(Kosova Sot Online)