Aksident trafiku midis katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 18:55
Aksident trafiku midis katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Si pasojë e një aksidenti trafiku midis katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë,  kanë mbetur të lënduar tre persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Llapushnik.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)