Blinken: Ja kush është fajtor për sulmin në Poloni

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 20:23
Blinken: Ja kush është fajtor për sulmin në Poloni

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për raketën që ra në Poloni dhe vrau dy persona, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike, pra Rusinë,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA nga Bangkok, përpara një samiti të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Më tej shtoi: “Ajo që ne shohim çdo ditë sot është Rusia hedh raketa në Ukrainë, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj,” tha kreu i diplomacisë amerikane.

“Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën,” shtoi ai.

(Kosova Sot Online)