Lumir Abdixhiku në ShBA mirpritet nga Senatorja Ernst

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 20:50
Lumir Abdixhiku në ShBA mirpritet nga Senatorja Ernst

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në ShBA, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot është pritur nga Senatorja Republikane Joni Ernst, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku, shprehu mirënjohjen e veçantë ndaj Senatit për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës. Abdixhiku vazhdoi ta shtroi kërkesën për ngritjen e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e SHBA-ve nëpërmjet nënshkrimit të ‘Kartës për Partneritet Strategjik’, shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë permanente amerikane në Kosovë, si dhe ndihmesën e mëtutjeshme të SHBA-ve për ankorimin e Kosovës si vend anëtar dhe i barabartë mes shteteve të NATO-s.


Senatorja Ernst ka shërbyer në ushtrinë amerikane për mbi 23 vite, me ç’rast promovon në vazhdimësi nevojat e mbrojtjes kombëtare brenda dhe jashtë SHBA-ve, ndërkaq në këtë promovim e angazhim të saj, edhe Kosova ka zënë gjithherë vend të veçantë.

(Kosova Sot Online)