Krasniqi: Asociacioni duhet të diskutohet brenda kornizës së dialogut me Serbinë

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 20:58
Krasniqi: Asociacioni duhet të diskutohet brenda kornizës së dialogut me Serbinë

Asociacioni duhet të diskutohet brenda kornizës së dialogut me Serbinë e të përkojë me Kushtetuesen, Kosova ta marrë për bazë kërkesën e aleatëve ndërkombëtarë për shtyrje të vendimit për targat si dhe ta trajtojë seriozisht propozimin franko-gjerman për arritjen e marrëveshjes finale në dialog, ka deklaruar Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij  kërkesa për zëvendësimin e targave nga qytetarët serbë në Kosovë është vendim legjitim. Megjithatë, ai i ka kërkuar Qeverisë Kurti që ta marrë parasysh kërkesën amerikane për shtyrjen e vendimit.

“Unë besoj që fokusi kryesor i Qeverisë dhe i institucioneve të Kosovës duhet të jetë që të mos ketë përshkallëzim të situatës. Nëse ka një insistim ndërkombëtar, para së gjithash amerikan, për të pasur një periudhë shtesë në zbatimin e çështjes së targave, unë besoj se kjo duhet të konsiderohet dhe të merret shumë seriozisht”, deklaroi Krasniqi 

(Kosova Sot Online)