Alarmon Bajrami: Mund të ketë kërkesë për rritje tjetër të çmimit të energjisë

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 21:51
Alarmon Bajrami: Mund të ketë kërkesë për rritje tjetër të çmimit të energjisë

Mund të ketë kërkesë për rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike, ka deklaruar Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Qeveria ka dështuar në remontin e rregullt dhe remontin kapital të disa blloqeve, sidomos të blloqet e A-së. Edhe sikur këto blloqe të ishin me plotë kapacitet, kjo energji nuk mjafton gjatë sezones së dimrit. Ka shumë gjasa që do të ketë kërkesë edhe për një ngritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike, e cila do të ishte me të vërtetë e papërballueshme nga ana e qytetarëve”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)