Imeri: Shëndetësia drejt kolapsit dhe shkatërrimit, të intervenohet urgjentisht

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 08:29
Imeri: Shëndetësia drejt kolapsit dhe shkatërrimit, të intervenohet urgjentisht

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri, në një deklaratë ka thënë se duhet bërë një intervenim sa më të shpejtë në shëndetësinë publike, pasi është duke shkuar në kolaps dhe është drejt shkatërrimit, përcjell "Kosova Sot Online".

Imeri ka shtuar se profesionistët mjekësor po migrojnë jashtë vendit, duke theksuar se ka prej tyre që po e lëjnë punën në spitalet publike dhe po punojnë në klinikat e tyre private.

“Në mjekësi duhet të intervenohet sa më urgjentisht për faktin se shëndetësia publike është duke shkuar drejt shkatërrimit. E një gjë e tillë shihet çdo ditë dhe vërehet edhe nga njerëz të cilët nuk janë ekspert të fushës. Shëndetësia publike mund të them se është drejt kolapsit. Profesionistët mjekësor po i lëshojnë spitalet jo vetëm që po migrojnë jashtë vendit mirëpo edhe po lëvizin brenda Kosovës, nëpër klinikat e veta private duke i lënë spitalet”, deklaroi Imeri.

(Kosova Sot Online)