Arrestohet 23-vjeçari, shpërndante drogë me vlerë 34 mijë euro

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 08:38
Arrestohet 23-vjeçari, shpërndante drogë me vlerë 34 mijë euro

Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi shpërndau drogë me vlerë 34 mijë euro, përcjell "Kosova Sot Online".

Të riut shqiptar i janë sekuestruar 409 gramë kokainë dhe 281 gramë hashash, 3 peshore, materiale të ndryshme për paketimin e drogës dhe gati 50 mijë euro para cash, të cilat dyshohet se kanë ardhur si rezultat i shpërndarjes së drogës.

(Kosova Sot Online)