Petkoviq: Në Bruksel Vuçiq ka kërkuar qartë që të kthehen targat KS, nuk ka vend për targa të tjera

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 10:57
Petkoviq: Në Bruksel Vuçiq ka kërkuar qartë që të kthehen targat KS, nuk ka vend për targa të tjera

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel ka kërkuar që të kthehen targat KS, nuk ka vend për targa të tjera, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërsa, Petkoviq, sa i përket largimit të serbëve ai ka thënë "Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Prishtinës".

“Në Bruksel Vuçiq ka kërkuar qartë që të kthehen targat KS, nuk ka vend për targa të tjera. Këtu vetëm Kurti duhet të tërhiqet me vendimin e tij të paligjshëm dhe kur do ta bëjë këtë?.Askush nuk mund t’i heqë targat KM”, ka thënë Petkoviq.

“Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Prishtinës, këtë e kanë thënë qartë dje deputetët që kanë verifikuar teknikisht mandatet. Qëllimi është mbrojtja e popullit serb. Pas dorëheqjes së dhjetë deputetëve tanë, Kurti e kuptoi se po i hapej rruga që ai të largojë shumicën serbe. Për Asociacionin nuk do të negociojmë në asnjë kornizë. Asociacioni është e përcaktuar qartë me marrëveshje, ne jemi marrë vesh për këtë dhjetë vjet më parë”, ka shtuar Petkoviq.

(Kosova Sot Online)