Abazi: Targat kanë qenë vetëm një pretekst i Serbisë që të tregojë muskujt e vërtetë

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 12:08
Abazi: Targat kanë qenë vetëm një pretekst i Serbisë që të tregojë muskujt e vërtetë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi, përmes një konference ka folur për veriun dhe targat.

Sipas Abazit, Targat kanë qenë vetëm një justifikim i Serbisë duke shtuar Serbia nuk e ka për qëllim mbrojtjen e serbëve por pozicionimi i saj drejt Rusisë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Situata në veri pas urdhrit nga Beogradi ka shkaktuar vakum institucional. Targat kanë qenë vetëm një pretekst i Serbisë që të tregojë muskujt e vërtetë pas Procesit të Berlinit e nënshkrimit të marrëveshjeve atje. Po i afrohemi 21 nëntorit, të gjithë janë të alarmuar, përfshi edhe partnerët ndërkombëtarë tanë atje. Kjo brengosje është dhe tek ne këtu”, tha ai.

“Për ne është e rëndësishme që çdo qytetar të ndihet i sigurt, ashtu si çdo qytetarë në Kosovë. Dhe të kuptoj që Serbia nuk e ka për qëllim mbrojtjen e serbëve por pozicionimi i saj drejt Rusisë”, u shpreh Abazi.

(Kosova Sot Online)