Ndriçimi dekorativ i festave të fundvitit do jetë me kufizime në Kosovë

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 13:49
Ndriçimi dekorativ i festave të fundvitit do jetë me kufizime në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media, ka folur edhe për ndriqimin dekorativ në festat e fundvitit, përcjell Kosova Sot Online".

Për shkak të energjisë dhe kostos, Rizvanolli ka bërë të ditur se do të kufizohet kohëzgjatja por edhe masa në të cilën do të shfrytëzohen.

“Sa i përketë ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit specifikisht ne planifikojmë që të ndërmarrim masa, duke kufizuar kohëzgjatjen, por edhe masën në të cilën shfrytëzohen. Konsideroj që është tejet e rëndësishme që komunat, por edhe qytetarët të kenë vëmendje dhe të mundohen sa më shumë që është e mundur që edhe edhe kohëzgjatja, mënyra dhe pajisjet të jenë të tilla që shpenzojnë më pak dhe që ta kenë parasysh ndikimin në konsum të energjisë dhe koston që kjo e bartë me vete”, u shpreh Rizvanolli.

(Kosova Sot Online)