Kollçaku: Ata që shkollohen në Kosovë, të detyrohen që 5 vite të punojnë në Spitalet e Kosovës

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 14:12
Kollçaku: Ata që shkollohen në Kosovë, të detyrohen që 5 vite të punojnë në Spitalet e Kosovës

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha - Kollçaku, përgjatë seancës së sotme, ka pasur një kërkesë për personat që kryejnë shkollimin në mjekësi në Kosovë.

Deputetja ka kërkuar që pas shkollimit të tyre ata të punojnë në Kosovë së paku pesë vite deri të shkollohet kuadri pasues, në mënyrë që të mos ketë ketë boshllëk në stafin profesional shëndetësor, shkruan "Kosova Sot Online".

“I ftoj që të gjithë ata që për hir të shkollimit që e kanë bërë në Republikën e Kosovës, për hir të investimeve që u nda për shkollimin e tyre përveç buxhetit familjar, që në kontratat që do të nënshkruhen në të ardhmen, të garantohet që edhe së paku pesë vite të kenë detyrim që të punojnë në institucionet publike deri të shkollohet kuadri pasues. Në mënyrë që të mos ketë boshllëk”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)