Erdogan vlerëson 'qëndrimin konstruktiv' të Putinit

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 14:30
Erdogan vlerëson 'qëndrimin konstruktiv' të Putinit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka falënderuar homologun e tij rus Vladimir Putin për "qëndrimin e tij konstruktiv" në lidhje me zgjatjen e marrëveshjes së drithit të ndërmjetësuar nga Ankaraja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Erdogan dhe Putin folën në një telefonatë të premten për zhvillimet e fundit në lidhje me marrëveshjen, çështjet dypalëshe dhe çështjet rajonale, tha në një deklaratë Drejtoria Turke e Komunikimeve.

Marrëveshja historike e grurit e nënshkruar në Stamboll në korrik nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina u zgjat edhe për 120 ditë të tjera, duke filluar nga 19 nëntori.

Udhëheqësi turk i tha Putinit se zgjatja e luftës në Ukrainë vetëm sa rrit rreziqet dhe bëri thirrje që përpjekjet diplomatike të ringjallen.

(Kosova Sot Online)