Avdyli për shëndetësinë: Ka shumë mungesa, kemi dëshpërim të punëtorëve shëndetësor

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 14:50
Avdyli për shëndetësinë: Ka shumë mungesa, kemi dëshpërim të punëtorëve shëndetësor

Deputeti i Guxo në kuadër të Grupit Parlamentar të VV-së, Haxhi Avdyli, so në seancë ka folur për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë.

Avdyli, ka potencuar se sektori i shëndetësisë nuk po funksionon duke shtuar se punëtorët shëndetësor janë të dëshpëruar dhe se po ka pakënaqësi të pacientët, përcjell "Kosova Sot Online".

“Siç i ndajmë meritat, duhet t’i ndajmë edhe përgjegjësitë. Ky sistem ka shumë mungesa dhe paqartësi, shumë ushtrues detyre, keqmenaxhim, sektori i informimit shëndetësor nuk po funksionon. Kemi dëshpërim të punëtorëve shëndetësor, po ashtu edhe pakënaqësi nga pacientët. Kjo pakënaqësi është e shtresuar dhe grumbulluar dhe jo e krijuar së fundmi. Tema e shëndetësisë do të na duhej të na bënte bashkë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)