Në Mitrovicë në`pikë të ditës grabitet një institucion mikrofinanciar

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 15:03
Në Mitrovicë në`pikë të ditës grabitet një institucion mikrofinanciar

Sot në Mitrovicë është grabitur një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se kjo grabitje është bërë nën kërcënimin e armës dhe se personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave.

“Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja. Sipas informatave, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)