Nga e hëna mbyllet për qarkullim rruga Kllokot-Gjilan, kjo është arsyeja

  • E.k /
  • 18 November 2022 - 15:29
Nga e hëna mbyllet për qarkullim rruga Kllokot-Gjilan, kjo është arsyeja

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Kllokot-Gjilan, më konkretisht nga fshati Radivojcë deri në fshatin Budrigë e Poshtme, se nga e hëna do të mbyllet për qarkullim, për shkak të punimeve, shkruan "Kosova Sot Online".

Ministria ka treguar se kjo rrugë do të jetë e mbyllur për 15 ditë.

“Ju njoftojmë së për shkak të punimeve në rehabilitimin e një segmenti të rrugës Rajonale R221 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë, deri në fshatin Budrigë e Poshtme, do të mbyllet kjo pjesë e rrugës, nga data 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i mbyllur për 15 ditë për qarkullim prej orës 07:00 deri në orën 18:00 e kësaj rruge”, thuhet në komunikatën për media.

(Kosova Sot Online)