Kur do të mbahet takimi i radhës Kurti - Vuçiq!

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 15:58
Kur do të mbahet takimi i radhës Kurti - Vuçiq!

Mediat serbe raportojnë se Aleksandër Vuçiq e ka pranuar ftesën e Bashkimit Evropian, për ta takuar Kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi pritet të mbahen të dielën në mbëmje, ose të hënën në mëngjes.

Derisa tema e diskutimit do të jetë situata e krijuar pas largimeve të serbëve të Veriut nga institucionet e Kosovës.

Prej të hënës, që i bie 21 nëntori, ishte planifikuar që të nisë faza e dytë e zbatimit të vendimit për targat. Të hënën përfundon afati i “qortimit” për qytetarët që bartin targa të lëshuara ilegalisht nga Serbia. Nga 21 nëntori, sipas vendimit të Kurtit, do të fillonte gjobitja e poseduesve të targave ilegale. 


(Kosova Sot Online)