Konfiskohet një sasi e alkoolit në këtë qytet të Kosovës

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 16:08
Konfiskohet një sasi e alkoolit në këtë qytet të Kosovës

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës kanë konfiskuar një sasi të madhe të alkoolit mjekësor, e gjetur në bagazhin e një veture të drejtuar nga një mashkull, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ky rast është zbuluar si pjesë e aktiviteteve të shtuara të policisë për të shtypur krimin dhe kontrabandën, sipas PK-së, “me theks të veçantë në veri të Kosovës”.

Policia bën me dije se ky mjet paraprakisht ishte ndjekur nga policia pikërisht për shkak të dyshimit se në të po kontrabandohej mall.


(Kosova Sot Online)