Gjykata e Apelit merr vendim: Ia zvogëlon dënimin Naser Pajazitajt

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 17:35
Gjykata e Apelit merr vendim: Ia zvogëlon dënimin Naser Pajazitajt

Pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes, Gjykata e Apelit ka marrë  vendim me të cilin ia ka ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha.

Kujtojmë se  më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-ës.

(Kosova Sot Online)