Mustafa: Reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 20:52
Mustafa: Reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar

Reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar që tani, ka theksuar Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mustafa ka pyetur se cili është plani i qeverisë për ta nxjerrë nga kriza energjetike vendin, pasi që sipas tij, reduktimet do të jenë edhe më të mëdha gjatë muajve dhjetor, janar e shkurt.

“Është vetëm mesi i nëntorit dhe reduktimet e energjisë elektrike tani veç kanë filluar, veçanërisht jashtë qendrave urbane. Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt? Cili është plani i Qeverisë ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike?

A do të shpenzojnë edhe dhjetëra miliona euro tjera pa e rritur kapacitetin gjenerues as edhe një kW?”.


(Kosova Sot Online)