Jack Smith dërgohet për ta hetuar Trumpin

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 21:21
Jack Smith dërgohet për ta hetuar Trumpin

Përfundimisht Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Gjykatës Speciale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Ai ishte në detyrën e kryeprokurorit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjera.

Smith është emëruar prokuror i posaçëm për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago t ëish presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë, Smith u zotua të kryejë hetimet “në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë.

“Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë nën vëzhgimin tim. Unë do të ushtroj gjykim të pavarur dhe do t’i çoj hetimet përpara me shpejtësi dhe tërësisht në çfarëdo rezultati që diktojnë faktet dhe ligji”, tha Smith.

(Kosova Sot Online)