Arifi publikon numrin e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 22:18
Arifi publikon numrin e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës

Rezultatet thonë se në Luginë të Preshevës janë regjistruar 122 mijë e 58 qytetarë shqiptarë, ka deklaruar Kryetari i Preshevës, Shqipëri Arifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në një mënyre masive, si kurrë më parë, shqiptarët e Luginës u mobilizuan për t’iu përgjigjur pozitivisht Censusit”,  ka shkruar Arifi.

 Ai ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë për kontributin e dhënë.

Arifi ka thënë se ky mobilizim erdhi si rezultat i kampanjave të gjera të institucioneve shqiptare në Luginë. 

(Kosova Sot Online)