Sqaron Kuvendi i Kosovës, deputetët e dorëhequr të “Listës Serbe” nuk do të marrin pagë kalimtare

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 11:28
Sqaron Kuvendi i Kosovës, deputetët e dorëhequr të “Listës Serbe” nuk do të marrin pagë kalimtare

Kuvendi i Kosovës ka dalë me sqarim pas raportimeve lidhur me përfitimet e ish-deputetëve të Listës Serbe pas dorëheqjes së tyre , shkruan "Kosova Sot Online".

Kuvendi ka njoftuar se kur deputeti jep doreheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, duke  përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.

Njoftimi i plotë 

Sqarim

Në funksion të sqarimit të publikut lidhur me përfitimet e ish-deputetëve, njoftojmë si në vijim:

Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj.

Ndërsa kur deputeti jep doreheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.

(Kosova Sot Online)