Trafik droge, sekuestrohen 3 çanta me kanabis
Janë sekuestruar 3 çanta me kanabis në Shkodër, shkruan "Kosova Sot Online".
3 persona janë arrestuar që kanë tentuar ta trafikojnë drejt Malit të Zi.
Në raport të Policisë thuhet se drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Grabom”. Operacioni, nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Grabom dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Sekuestrohen 3 çanta të mbushura me pako me lëndë narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga 3 shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.
Shërbimet operacionale të DVKM Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Grabom, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike, në drejtim të PKK Grabom, me qëllim trafikimin e saj, nëpërmjet kufirit jeshil, në drejtim të Malit të zi, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grabom”.
Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
(Kosova Sot Online)