Mitrovicë: Arrestohet edhe një person i dyshuar për grabitjen e një banke

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 16:24
Mitrovicë: Arrestohet edhe një person i dyshuar për grabitjen e një banke

Është arrestuar edhe një person i dyshuar për grabitjen e në një institucioni mikrofinanciar në Mitrovicë, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia përmes raportit ka bërë të ditur se i dyshuari S. M., 37 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor.

Postimi i plotë:

Arrestohet edhe një person i dyshuar për veprën penale Grabitje të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë.

Mitrovicë, 19 nëntor 2022

Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme lidhur me veprën penale Grabitje të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë, hetuesit policor kanë identifikuar dhe kanë arrestuar edhe një person të dyshuar i involvuar në veprën penale grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit S. M., 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

(Kosova Sot Online)