Ky është qytetari nga Kosova që humbi jetën në vendin e tij të punës

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 10:09
Ky është qytetari nga Kosova që humbi jetën në vendin e tij të punës

64-vjeçari që humbi jetën të shtunën në vendin e tij të punës, është Bislim Brahimi nga qyteti i Skenderajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Brahimi derisa ishte duke punuar në një objekt në Bresje të Fushë Kosovës, ka marrë lëndime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas burimeve viktima ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.


(Kosova Sot Online)