Paralajmërohet takimi Kurti - Vuçiq në Bruksel

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 10:51
Paralajmërohet takimi Kurti - Vuçiq në Bruksel

Se nesër do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, e ka paralajmëruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij takimi do të nisë në orën 8 të mëngjesit.

“Bisedimet do të fillojnë në mëngjes në orën 8, që do të thotë se ne do të largohemi nga Beogradi në 4, ose 4:30, ose sonte vonë”, tha Vuçiq.

“Unë do të shkoj, jo pse mendoj se mund të bëjmë diçka, por mos t’ju dhënë arsye për të fajësuar Serbinë se nuk deshi të marrë pjesë” theksoi ai.

Edhe Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar takimin e nesërm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


(Kosova Sot Online)