Vuçiq: SHBA po përpiqet ta bindë Kurtin për ta arritur një marrëveshje për dallim nga BE!

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 13:29
Vuçiq: SHBA po përpiqet ta bindë Kurtin për ta arritur një marrëveshje për dallim nga BE!

SHBA po përpiqet ta bindë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ta arritur një marrëveshje, për dallim nga BE-ja, ka deklaruar Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sa për këta të tjerët nuk kam fare besim aspak kur është fjala për Kosovën siç është rasti me gjermanët. Siç e dini, ata janë investuesit më të mëdhenj te ne, më pëlqen të punoj me ta, por kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk u besoj asnjë fjale që thonë, nuk i kemi aleatë politikë” theksoi Vuçiq.

Vuçiq thotë se dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka bërë një deklaratë të saktë që duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Si aleatin më të fortë politik, Prishtina i ka gjermanët, natyrisht edhe të tjerët dhe anglezët, amerikanët, italianët, francezët dhe ne mund të llogarisim në veten tonë dhe kjo sepse askush nuk na bëri shtet përveç vetes tonë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)