Detaje nga takimi Kurti - Vuçiq/ Ja çfarë pritet të ndodh nesër

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 15:26
Detaje nga takimi Kurti - Vuçiq/ Ja çfarë pritet të ndodh nesër

Nesër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takime të ndara me nikoqirët e Brukselit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti dhe Vuçiq do të priten nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special për dialogun, Miroslav Lajçak.


Planifikohet edhe një takim trepalësh, pra një përballje Kurti-Vuçiq, sipas N1, por zhvillimi i këtij takimi thuhet se varet nga “rrjedha dhe rezultatet e negociatave dypalëshe”, si dhe nga përafrimi i paraprak i dy liderëve.


Vuçiq dhe Kurti u ulën për herë të fundit në tryezën e bisedimeve më 18 gusht, kur u pajtuan që të takohen një herë në muaj për t’i zgjidhur problemet aktuale dhe për ta parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të tensioneve.

 

(Kosova Sot Online)