Erdogan në Katar për Kupën e Botës FIFA 2022

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 15:32
Erdogan në Katar për Kupën e Botës FIFA 2022

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u nis për në Doha të dielën për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Erdogan do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Presidenti do të shikojë edhe ndeshjen hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit.

Si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh të sigurisë, Ankaraja vendosi më shumë se 3,000 oficerë policie dhe personel sigurie për të kryer një operacion të përbashkët sigurie me homologët e tyre të Katarit për Kupën e Botës.

 

(Kosova Sot Online)