Moti shkakton tragjedi në Shqipëri: Babë e bir vdesin, vajza shpëton

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 16:20
Moti shkakton tragjedi në Shqipëri: Babë e bir vdesin, vajza shpëton

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e mesditës në Malsinë e Madhe, ku rrjedha e ujit ka kapërcyer një automjet në të cilin udhëtonin tre persona, babai së bashku me vajzën dhe djalin e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Makina me të cilën udhëtonte Pjeter Gjoka së bashku me dy fëmijët e tij të mitur është marrë nga rrjedha e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe. Fatkeqësisht, babë e bir kanë ndërruar jetë, ndërsa vajza ka shpëtuar pasi është ndihmuar nga një banor i zonës.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi të Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, prurja e përroit kishte kapërcyer një automjet në të cilin udhëtonin tre persona, banues në. zonë . (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka kapërcyer mjetin që drejtohej nga shtetasi PR, rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllain e saj janë marrë nga rrjedha e ujit.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit RENEA, grupi evakuim-shpëtim, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi të Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).


(Kosova Sot Online)