Bashkimi Europian konfirmon takimin: Kurti - Vuçiq

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 18:05
Bashkimi Europian konfirmon takimin: Kurti - Vuçiq

Bashkimi Europian ka konfirmuar se të hënën në mëngjes pritet të zhvillohet një “takim urgjent” ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin, të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Përfaqësuesi i Lartë do të nisë me takime të veçanta me secilin lider duke filluar nga ora 08:00, e më pas do të ketë një takim të përbashkët”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)