Reshjet e shiut - Ujësjellësi rekomandon të vlohet uji i pijes, nëse është i trubullt mos e pini

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 08:50
Reshjet e shiut - Ujësjellësi rekomandon të vlohet uji i pijes, nëse është i trubullt mos e pini

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë thirrje për kujdes në ujin e konsumuar, pas rreshjeve të mëdha të shiut, shkruan "Kosova Sot Online"

Sipas njoftimit, ata kanë kërkuar nga qytetarët që uji i pijes të vlohet para përdorimit.

Në njoftim thuhet se në rast se uji i pijes është i turbult, rekomandohet që i njejti ujë të mos përdoret për pije.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Thirrje për kujdes të shtuar gjatë vërshimeve

Duke pasur parasysh se reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që toka të përmbytet nga uji e me të edhe pusetat e ujëmatësve dhe pustetat tjera të jenë të mbushura me ujë të ndotur. Në një situatë të tillë ka mundësi që uji i shiut nga pusetat tuaja të depërtoj përmes ndonjë vrime potenciale në rrjetin tuaj të furnizmit. Në këtë rast uji i pijes të cilin e konsumtoni ju mund të kontaminohet me ujë të papastër.

PRANDAJ, në këso situate REKOMANDOHET që uji i pijes të vlohet para përdorimit në mënyrë që të shmangen situata të pa dëshirueshme. Ndërsa në rast se vëreni se uji i pijes është i turbult gjë që vërehet me sy, rekomandohet që i njejti të mos përdoret për pije.

Po ashtu, lusim të gjithë ata konsumator të cilët posedojnë furnizim të dyfisht; ujësjellës dhe pus (bunar) të sigurohen që uji nga pusi mos të kthehet në sistem të ujësellësit pasi që i njejti mund të ndikoj në kontaminimin e ujit të pijes jo vetëm tek shfrytëzuesi por edhe tek fqinjët e tyre.

Duke u përshëndetur, kërkojmë nga të gjithë që të jeni të vemendëshëm gjatë vërshimeve!

(Kosova Sot Online)