Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel, nuk mendoj se mund të bëjmë diçka

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 08:59
Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel, nuk mendoj se mund të bëjmë diçka

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste, ka folur për pritjet e tij në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin që do të zhvillohet sot në Bruksel, transmeton "Kosova Sot Online".

Aleksandar Vuçiq, ka treguar se do të shkojë në Bruksel edhe pse ka thënë "Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka".

“Mendoj që sanksionet nuk është mirë t’i vendosim, pasi e dimë mirë kush na i pati vendosur neve. Nuk e kam problem t’ua shpjegojë njerëz kur do të jetë momenti i duhur për këtë, por Serbia deri më tani ka treguar se ka fuqi të mjaftueshme dhe mençuri që t’i rezistojë presionit. Disa po më sulmojnë duke thënë se ‘Vuçiq me kokëfortësi po këmbëngulë që të mos i vendosë sanksione Rusisë’”, shtoi presidenti serb.

“Do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”, shtoi Vuçiq.

(Kosova Sot Online)