Ky është kadeti i policisë që vdiq në aksident trafiku në Klinë

  • E.k /
  • 21 November 2022 - 10:21
Ky është kadeti i policisë që vdiq në aksident trafiku në Klinë

Në fshatin Jashanicë në Klinë, sot në mëngjes ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë ka vdekur një kadet i Policisë së Kosovës, rreth moshës 30-vjeç, shkruan "Kosova Sot Online".

Raportohet se Flordian Shabaj nga Nabergjani i Pejës është i riu që vdiq në aksidentin në Jashanicë.

Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vendngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)