Rrokullisja e kamionit, detajet e vdekjes e të riut në Isniq

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 11:07
Rrokullisja e kamionit, detajet e vdekjes e të riut në Isniq

Policia e Kosovës, ka japur detaje rreth vdekjes së të riut që vdiq dje në Isniq, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se personi  vdiq dje si pasojë e rrokullisjes së kamionit.

Ndërsa, personi tjetër që ishte në kamion ka shpëtuar me lëndime.

“Njё kamion ёshtё rrokullisur dhe si pasojё dy (2) personat qё ishin nё kamion janё lёnduar, tё lënduarit janё dёrguar nё QKMF Deçan, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs, ndёrsa personi i lënduar pas tretmanit mjekёsor ёshtё liruar pёr nё shtёpi”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)