Vërshime edhe në Gjakovë, evakuohen pesë familje

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 14:12
Vërshime edhe në Gjakovë, evakuohen pesë familje

Vërshime ka pasur edhe në Gjakovë, sikurse edhe në shumë qytete tjera të Kosovës, si pasojë e rreshjeve.

Udhëheqësi i sektorit për siguri dhe emergjenca në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjakovë, Besim Meqa tha se sot gjendja është më stabile për shkak se intensiteti i rreshjve ka rënë, përcjell "Kosova Sot Online"

Mirëpo, ai ka shtuar se nëse rreshjet e shiut vazhdojnë atëherë lumenjtë mund të dalin nga shtrati i tyre.

“Gjatë gjithë kohës jemi të mobilizuar në monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes aktuale… Këtu në Gjakovë dje kemi pas një situatë pak më kritike meqenëse lumenjtë qe përshkojnë territorin e komunës së Gjakovës si Erenik, Krena dhe lumi Llukas kanë arritur pikat kritike, dje ka qenë një moment që ka mundur edhe të përkeqësohet gjendja, por fatmirësisht intensiteti i ujit ka rënë në ato kuota dhe nuk i ka tejkaluar parashikimet tona dhe kemi pas situatë relativisht stabile… Sot lumenjtë akoma janë në pikët kritike ka një rënie të lehtë shihet është evidente në bazë të vlerësimeve në terren dhe monitorimit shohim që ka ulje të nivelit, por nuk është ndonjë ulje substanciale… Nëse kthehen të reshurat me intensitet çfarë kanë qenë dje, atëherë bazën e ka shumë të fortë për të dalë nga shtrati lumenjtë… Sot është shumë më stabile për shkak se intensiteti ka rënë në bazë të parametrave që kemi bërë një vlerësim besoj që çdo gjë do të jetë në rregull”, tha ai.

(Kosova Sot Online)